Kremlini reagon për vizitën e liderëve europianë në Kiev

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë nuk duhet të fokusohen në dërgesat e armëve në Ukrainë gjatë vizitës së tyre në Kiev.

Marketing

Gjatë konferencës së tij të rregullt me gazetarët, Peskov tha se Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi duhet të përdorin kohën e tyre me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të marrë një vështrim realist të gjendjes së punëve.

“Unë do të doja të shpresoja që udhëheqësit e këtyre tre shteteve – dhe presidenti i Rumanisë – nuk do të fokusohen vetëm në mbështetjen e Ukrainës me më shumë armë.

Kjo do të ishte absolutisht e padobishme dhe do të shkaktonte dëme të mëtejshme për vendin”, th ai.

Marketing