Kontesti me Bullgarinë, Petkov dërgoi propozimin francez në Kuvend

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në Asamblenë Popullore do të dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, që hap bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Petkov tha se është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo.

Marketing

“Të enjten do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj në Kuvend. Personalisht, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje.”,- ka deklaruar Petkov, i cili ka njoftuar se ka siguruar shumicë të re parlamentare.

“Ky parlament ka shumicë të re. Të gjithë janë këtu për lojëra politike, nuk ka moral por lajmi i mirë është se këtë e panë të gjithë bullgarët. Ne nuk frikësohemi nga zgjedhjet, sepse njerëzit shohin për momentin dhe kanë pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh.”,- tha kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.