Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 842 teste, ndërsa janë regjistruar 60 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 63 pacientë të shëruar coronavirusi.
Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi Shkup (56) dhe Ohri (73). Personat kanë vdekur në periudhën prej datës 05.05. deri me 08.06.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.807, numri i të shëruarve është 303.128, numri i të vdekurve është 9.320, ndërsa numri i rasteve aktive është 359.