Arrestohet Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Marketing

Molliqaj, sipas pamjeve, është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së.

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme. Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.