Kapen substanca narkotik në lokalet e Shkupit! Në mesin e të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Norvegjisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen mes 16.06-17.06 ka kryer kontrolle në lokalet e Shkupit, ku janë kapur persona me substanca narkotike, përcjell TV21. Policia ka arrestuar 8 persona, në mesin e të cilëve shtetas të Norvegjisë dhe Kosovës.

Marketing

“Gjegjësisht, pluhur i bardhë është gjetur te A.D. (23), A.D. (31) dhe T.I. (28), të gjithë nga Shkupi, ndërsa te S.J. (20) nga Shkupi dhe V.Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K.(45) nga Mbretëria e Norvegjisë u gjet marihuanë”, thonë nga MPB.