Organizatorët e Eurovision Song Contest kanë njoftuar se edicioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Britani pasi Ukraina e shkatërruar nga lufta nuk është në gjendje ta presë atë në mënyrë të sigurt, transmeton Gazeta Metro.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon Eurovisionin, tha se kishte qenë në diskutime me transmetuesin publik ukrainas mbi mënyrën se si do ta zhvillonte eventin, ku fitues i Eurovision ishte Ukraina, ku përfaqësohej nga Kalush Orchestra.
Megjithatë, ai tha se pas shqyrtimit të çështjeve të sigurisë në vendin, i cili aktualisht është në luftë me Rusinë pas pushtimit të Vladimir Putin në shkurt, nuk ka asnjë mundësi që ai të mbahet atje.
Në vend të kësaj, EBU tha se do të diskutojë me BBC nëse do të presë ngjarjen në Britani, pasi Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar përfundoi në vendin e dytë.
BBC tha se ‘sigurisht’ do të diskutonte organizimin e ngjarjes ndërkombëtare me organizatorët.
Njoftimi i lajmit u bë nga EBU këtë mëngjes, duke dhënë mundësinë që Britania e Madhe të presë ngjarjen për herë të parë që nga viti 1998, kur u mbajt në Birmingham.