Bitcoin ra nën 20,000 dollarë të shtunën, në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit, duke marrë të tatëpjetën ndërsa investitorët janë në “rrezik”.
Kriptomonedha më e madhe ra me 7.1% në 18,993 dollarë, vlerë kjo më e ulëta që nga dhjetori 2020.
Sektori i monedhës dixhitale është goditur këtë javë pasi kompania e huadhënies së kriptomonedhave Celsius ngriu tërheqjet dhe transferimet ndërmjet llogarive.
Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.
Këtë vit Bitcoin është ulur rreth 59%, ndërsa Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, me 73%. Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum. Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.
Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse.