Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur drynin e shuarjes së ASH-së në këtë komunë. Mbrëmë pas zgjedhjeve të kryetarëve të degëve në disa komuna si dhe në Saraj kanë shpërthyer paknaqësitë e mëdha ku kanë nisur të japin dorëheqje nga ASH-ja. Orhan Osmani dhe Shehadin Tanalari janë dy figura që kanë vendosur të largohen përfunimisht nga ASH-ja.
“Të nderuar miq, dashamirë, aktivistë dhe simpatizantë të Aleanca për Shqiptarët dega Saraj.
Në Aleancë ka gjithçka por jo ideal.
Në aleancë ka parregullsi dhe jo demokraci.
Në aleancë ka imponim por jo meritë.
Në aleancë ke gjithçka por sinqeritet jo
Tash e tutje pezulloj aktivitetin tim brendapartiak si kuvendar” ka shkruar Orhan Osmani
“Të nderuar miq, dashamirë, aktivistë dhe simpatizantë të Aleanca për Shqiptarët dega Saraj.
Në Aleancë ka gjithçka por jo ideal.
Në aleancë ka parregullsi dhe jo demokraci.
Në aleancë ka imponim por jo meritë.
Në aleancë ke gjithçka por sinqeritet jo
Tash e tutje pezulloj aktivitetin tim brendapartiak si kuvendar” ka shkruar Sheadin Tanallari
Ndryshe edhe dega e ASH-së – Tetovë shkon drejtë shuarjes pasi është braktisur nga të gjithë figurat e njohura ku është zgjedhur një kryetar anonim për opinionin. /TS/