“Republika e Maqedonisë së Veriut ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së. Janë vendet që shikojnë drejtë së ardhmes, kundrejt të shkuarës, dhe nga të cilat ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetjen e plotë në përmbushjen e objektivit strategjik – anëtarësimit në BE. Nëse nuk arrihet përparim në procesin e integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe goditje për kredibilitetin e BE-së në Ballkan”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.