Mustafa sulmon ashpër Osmanin për vizat: Kjo mendon se populli ka mendjen e peshkut

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është treguar shumë i ashpër me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Marketing

Mustafa me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se Osmani nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit të vizave, Emanuel Macron, por që ata u takuan në Bruksel.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje ka shkruar se janë pikërisht sipas tij Osmani, Kurti e Shpejtim Bulliqi ata që më 2015 e 2016 kur Kosova ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë për heqjen e vizave, ata shpiknin të pavërteta për të penguar ratifikimin e Demarkacionit si kusht për liberalizim.

“Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!

Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!

Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.

Aferim!.