Ganiu-Silvestrie: Bashkëpunimi me shtetin italian është në dobi të banorëve të Çairit

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot priti në vizitë ambasadorin italian në vend, Andrea Silvestrie. Thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve ishte temë e këtij takimi.

Marketing

Postimi i plotë:

🇮🇹Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestrie na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e Çairit. Bashkë me Ambasadorin Silvestrie, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona. Përkujtova se çdo bashkëpunim që do ta kishim vendosur me shtetin italian do të ishte në dobi të mirëqenies së banorëve të Çairit.
Gjithashtu, Ambasadorin Silvestrie e informova edhe lidhur me tanimë vendosjen e partneriteteve nga ana e Komunës së Çairit me organizata dhe universitete italiane për pjesëmarrjen e përbashkët në Erasmus projekte, që kanë për qëllim krijimin e rrjeteve evropiane për këmbimin e praktikave pozitive me shtete të ndryshme.
Ambasadorin e falënderova pa masë për vizitën e sotme dhe shtova se mbështetjet dhe vizitat e tilla për ne janë me shumë peshë.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/videos/359413989649693