Real Madridi kalon nga Audi në BMW

Kampioni i Evropës, Real Madridi do të ndryshojë sponsorin e tyre, do të kalojë nga Audia në BMW.

Marketing

Audi, një nga sponsorët kryesorë të Real Madrid që nga viti 2003, nuk do të jetë më i lidhur me klubin që nga 1 korriku, përcjell lajmi.net.

Kontrata skadon më 30 qershor dhe të dy palët kanë vendosur të mos e rinovojnë atë pasi nuk kanë arritur një marrëveshje ekonomike në negociatat e zhvilluara nga drejtuesit e Madridit dhe markës gjermane në fund të vitit të kaluar.

Siç ka mësuar e përditshmja spanjolle,’Marca’, ‘Los Blancos’ ka gjetur tashmë zëvendësues për Audi dhe ka arritur marrëveshje me BMW, e cila do të bëhet një nga sponsorët kryesorë të klubit dhe do të jetë përgjegjëse për furnizimin e makinave për lojtarët e ekipit të parë.

Ideja e Madridit është të shpallë sponsorin e ri të hënën e ardhshme./