Bujar Osmani falënderon Edi Ramën për mbështetjen që i dha Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme në RMV, Bujar Osmani ka falënderuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen dhe qendrimet e tij për Maqedoninë e Veriut në procesin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Ne kemi konstatuar, për shkak se fazat e para të integrimit janë më shumë politike se sa birokratike dhe teknike, nëse jemi bashkë do t’i japim një element rajonal, gjeopolitik këtij procesi dhe do e ndihmojmë njëra-tjetrën. Në 2019-tën ishte PO për ne, JO për Shqipërinë, tash është PO për Shqipërinë dhe JO për ne. Nëse e shikojmë vetëm rezultatin e momentit mund të jetë interes afatshkurt. Unë mendoj që deri në një fazë të caktuar të procesit duhet të jemi bashkë, mirëpo askush nuk ja mohon të drejtën Shqipërisë që të kërkon të ec në këtë rrugë. Ne jemi falenderues për pozicionin e Shqipërisë , ka qenë i jashtëzakonshëm. Të shkoni kundër interesit tuaj dhe të thoni e presim Maqedoninë e Veriut ka qenë e jashtëzakonshme për gjithë këtë proces dhe jemi falenderues posaçërisht për pozicionet publike të kryeministrit Rama, jo vetëm dje në Bruksel por gjithandej janë absolutisht një mbështetje për ne që të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ministri Bujar Osmani.

Marketing