Thibaut Courtois ka bërë një tatuazh për nderë të triumfit në Champions League këtë vit.
Portieri belg padyshim ka qenë një nga më meritorët për triumfin e Real Madrid, duke bërë pritje vendimtare në ndeshjet ndaj PSG, Chelsea , Man City e sidomos në finalen ndaj Liverpool.
Këto paraqitje të tij ai i ka nënkuptuar edhe në tatuazh, ku ka paraqitur një muri.
Muri, së bashku me trofeun e Champions League dhe inicialet e tij TC janë transmetuar në tatuazh, përcjell lajmi.net.
Courtois mori lëvdatat më të mëdha nga të gjithë bashkëlojtarët, trajneri e tifozët.
Tatuazhi i tij është plotësisht i justifikuar.