Balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, ka qenë e ftuar tek “E Diell”.
Ajo ka habitur me shakanë që ia bëri shoqes, Almeda Abazit, shkruan Indeksonline.
Duke e telefonuar atë i tha se ka marrë ftesën për të pozuar nudo ku do të fitojë shumë para.
Më poshtë pjesë nga biseda:
Isida: Alo, dashuri
Almeda: Zemra ime, si je ti
Isida: Dëgjo, kam ardhur të të them një gjë, po desha të të marr një mendim. Kam marrë një kontratë për të bërë foto, të jem imazhi i një kompanie, por duhet të bëj foto topless.
Almeda: Si topless?!
Isida: Pa reçipeta
Almeda: E çfarë mendon ti?
Isida: Unë thjesht, meqë ishin shumë lekë, thashë nëse më thotë Almeda, se më bën llafe
Almeda: Po çfarë lekësh, unë ku ta gjej të ta mbyll ‘Instagram-in’, tani më vjen me topless. Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë gjë, ti e di
Më pas, Almeda mësoi se e gjitha ishte shaka, ndërkohë që moderatorja Nevina Shtylli e përshëndeti nga studioja./Indeksonline/