Biznesmeni nga Majlazia pasi mbërriti në shtëpinë e të dashurës së tij rreth mesnatës së djeshme, nuk i shkoj çdo gjë ashtu siç e kishte planifikuar, pasi papritur në shtëpi ishte kthyer burri i të dashurës.
Gruaja ndodhej në shtëpi me tre fëmijët e saj, mëngjesin e sotëm në orën 10:30, por papritur është kthyer edhe i shoqi i saj i cili ndodhej jashtë vendit.
Biznesmeni 46-vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i katërt i një pallati, në përpjekje për t’i shpëtuar bashkëshortit të të dashurës së tij.
Ngjarja ndodhi në Bemban, një qytet i vogël i Jasin, Malacca, Malajzi.
Zëdhënësja e policisë lokale, Mispani Hamdan, tha se në incidentin e sotëm, biznesmeni po përpiqej të zbriste nga ndërtesa me një litar, të cilin e kishte lidhur në grilën e dritares, por rrëshqiti dhe fatkeqësisht humbi jetën.