Miliona bletë në Australi janë future në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend.
Merimanga “varroa” u gjet për herë të parë në një port pranë Sidneit javën e kaluar, por që atëherë është pikasur dhe në një koshere 100 km larg.
Përhapja kërcënon t’i kushtojë industrisë së mjaltit dhe prodhimit të ushqimit miliona dollarë.
Mbajtësit e bletëve brenda një zone të re të biosigurisë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin koshere, bletë ose mjaltë deri në një njoftim tjetër.
Australia ishte i vetmi kontinent pa merimangat “varroa”, të cilat janë kërcënimi më i madh për bletët në mbarë botën.
Dëmtuesit, të cilët janë përafërsisht sa një farë susami, dobësojnë dhe vrasin kolonitë duke u ushqyer me to dhe duke transmetuar viruse.
Çdo koshere brenda 10 km nga vendet e infektuara do të shkatërrohet, ndërsa kolonitë brenda 25 km do të inspektohen dhe monitorohen.