Një 65-vjeçar në Itali, i cili grabiti një bankë në Milano, u vete dorëzua në polici, vetëm 25 minuta pa grabitjes, pasi u pendua për veprimin e pa takt që bëri.
Siç raportojnë mediet italiane 65-vjeçari hyri në filialin e bankës në Banca Popolare di Sondrio në Milano dhe kërcënoi punonjësit e bankës duke u thënë se kishte bombë me vete.
Ai vodhi nga banka 500 euro.
Më pas mori një taksi dhe u largua, por rrugës ndërroi mendje dhe vendosi të vetë dorëzohej në komisariat.
65-vjeçari rrëfeu krimin në komisariat, u shpreh i penduar dhe tha se vështirësitë ekonomike e çuan në grabitjen e bankës, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marr nga arka.
“Bëra një budallallëk”, citohet të ketë thënë 65-vjeçari në komisariat
Sipas raportimeve ai është lënë i lirë nga policia.