Propozimi francez ,Kovaçevski dhe Osmani në takim me korin diplomatik

Propozimi evropian paraqet bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror ndaj mundësisë që i hapet vendit tonë. Procesi për marrjen e vendimit përfundimtar është transparent dhe të gjitha detajet ndahen me opinionin në mënyrë që informacionet të jenë objektive nga institucionet e shtetit, theksuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në takimin me korin diplomatik në vend.

Marketing

Në takim, siç informohet nga shërbimi për shtyp qeveritar, morën pjesë ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz, ambasadori i BE-së Dejvid Gir, ambasadori i Francës Siril Bomgartner, u.d. ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut Xhulia Smith, u.d. ambasadori i Italisë, Mario De Rosa, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf.

“Kovaçevski dhe Osmani i njoftuan ambasadorët për rrjedhën e konsultimeve të gjera që Qeveria po zhvillon me media, grupe ekspertësh, analistë politikë, partnerë të koalicionit, opozitë dhe partnerë e bashkëpunëtorë të tjerë. Ambasadorët e pranishëm në takim dhanë mbështetjen e tyre për mënyrën transparente të zbatimit të procesit, si dhe për angazhimet e forta të Maqedonisë së Veriut dhe përcaktimet strategjike për bashkëpunim dhe partneritet me SHBA-në dhe BE-në. U konstatua se është e nevojshme të vazhdohet ndërtimi dhe mbështetja e vlerave demokratike si përcaktimi i vetëm që çon në progres, prosperitet dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e vendit, theksohet në kumtesën e Qeverisë.