Kovaçevski: Maqedonishtja do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së, nuk ka kurrfarë fusnota apo plotësime

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes njoftimit në Fejsbuk ka demantuar, siç thekson, gënjeshtrat dhe spekulimet në lidhje me propozimin francez, dhe porositi se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, pa kurrfarë fusnota apo plotësime.

Marketing

“U paraqiten shumë gënjeshtra dhe spekulime në lidhje me propozimin francez. Dëshirojë të jem kristal i qartë: gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me të gjitha gjuhët tjera në Evropë me këtë propozim. Gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian. Nuk ka kurrfarë fusnota dhe plotësime, ato janë gënjeshtra”, shkroi Kovaçevski.

“Strategjia jonë dhe plani dhanë rezultate, kemi propozim të ri që mbron interesat tona nacionale dhe strategjike. Dhe në propozimin dhe në negociata, nuk do të lejojmë të rrezikohen”, thekson Kovaçevski në njoftimin në Fejsbuk.