Rama për Bujar Osmanin: Ishte i jashtëzakonshëm, me durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij

Kryeministri shqiptar Edi Rama është prononcuar për Kanal5 dhe sërish ka spikatur diplomacinë e Maqedonisë së Veriut dhe kryediplomatin Bujar Osmani, si superior në paraqitjet e tij dhe përpjekjet në Samitin e Madridit, që sipas kryeministrit Rama ishin finale që të kemi një propozim të modifikuar.

Marketing

“Shikoni, unë kam ndjekur gjithë punën e vështirë që është bërë, veçanërisht në Madrid për të kënaqur shqetësimet e palës maqedonase dhe mund t’ju them se Presidenti Macron e vuri të gjithë peshën e tij në 48 orë, ditë e natë dhe falë lidhjes sime të mirë me të, por edhe falë Bujar Osmanit, i cili ishte i jashtëzakonshëm, me durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij, propozimi i ri që është përfundimtar, duhet të kuptoni që është final doli dhe besoj fort se është momenti i duhur dhe është absolutisht e drejtë të pranohet dhe të hapet kjo derë”, tha Rama.

Në Maqedoninë e Veriut këto ditë po zhvillohen konsultime mbi propozimin e fundit francez për hapjen e negociatave me BE-në.

https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=100000395243734&attachment_id=402968998464071&message_id=mid.%24cAAAADkLfcpCH9v1e7WBxbecw-E45

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=100000395243734&attachment_id=612818636939284&message_id=mid.%24cAAAADkLfcpCH9v7KmWBxbl6cc8Pn

Marketing