Pisonero: Propozimi i rishikuar francez i mundëson RMV-së hapjen e negociatave me BE-në

Komisioni Evropian vlerëson se është koha për vendime të përgjegjshme dhe të ecet para me procesin e integrimit.

Marketing

Zëdhënësja e KE-së tha se Brukseli e ndjek situatën në Shkup, ndërsa bëri thirrje që partitë politike të veprojnë në mënyrë konstruktive.

Sipas Pisoneros propozimi i rishikuar francez i mundëson Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave me BE-në.

“I ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Për ne tani është koha për vendime të përgjegjshme me qëllim që procesi negociues të shkojë para. Propozimi i rishikuar francez e mundëson pikërisht këtë. Në i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve, të cilët tanimë një kohë të gjatë presin rrugën drejt BE-së. Propozimi i presidencës franceze i merr parasysh të gjitha interesat dhe shqetësimet”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së./