Çka tha Harry Styles pasi e anuloi koncertin në Kopenhagë?

Harry Styles ka anuluar koncertin e tij në Kopenhagë pasi disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare pranë lokalit.

Marketing

Disa orë para se ai të dilte në skenë, të shtënat shpërthyen në një qendër tregtare Field’s në kryeqytetin danez,njoftoi Policia e Kopenhagës në një deklaratë në mediat sociale të dielën.

Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat, tha policia. Ata autorin e përshkruan si një mashkull 22-vjeçar.

“Më shumë se një person është konfirmuar i vdekur dhe disa persona janë plagosur”, tha policia në një postim tjetër. “Nëse jeni në Kopenhagë, kontaktoni të afërmit tuaj dhe njoftojini se jeni mirë”.

Autoritetet vunë në dukje gjithashtu se ata “po kërkojnë dëshmitarë, fotografi dhe video nga incidenti” për t’i ndihmuar ata në hetimin e tyre.
Styles, 28 vjeç, ishte planifikuar të performonte në ambientet e afërta Royal Arena të dielën në mbrëmje, si pjesë e turneut të tij të shumëpritur Love On Tour. Që atëherë ai e ka anuluar performancen, duke shkruar se i është thyer zemra për këtë lajm në një deklaratë.
“Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagës. Unë e adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri. Jam i shkatërruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mundëm jini bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin.H”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.