Vuçiç porosi maqedonasve për Propozimin Francez

“Mos refuzoni paraprakisht, para se të mendoni mirë për interesat kombëtare”, ka theksuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin Sitel.

Marketing

Ai nënvizoi se propozimi evropian nuk duhet refuzuar para se të mendohet mirë.

“Unë normalisht nuk mund t’ju them nëse propozimi është i mirë apo jo, le të vendosë populli i Maqedonisë. Mund të them vetëm një gjë, kur pranuam Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ishte një marrëveshje shumë e vështirë për ne me shumë pika që njerëzit në Serbi nuk donin t’i dëgjonin apo pranonin. Qytetarët maqedonas, do të them përsëri, ata e dinë më mirë se unë nëse diçka është e mirë apo jo për interesat kombëtare të vendit të tyre. Unë thjesht po kërkoj nga njerëzit të mendojnë, të mendojnë për të mos pranuar apo refuzuar diçka apriori”, tha Vuçiq.