LSDM: VMRO të tërhiqet nga bllokadat dhe tensionet

LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të heqë dorë nga bllokadat dhe tensionet dhe të mos i shmanget debatit në Kuvend.

Marketing

Sipas LSDM-së Kuvendi është vendi ku merret vendimi për konkluzionet për propozimin evropian për çeljen e negociatave.

Partia në pushtet thotë se politikanët kanë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe shtetit që të përfshihen në proces dhe përmes debatit konstruktiv të kontribuojnë për vendimin përfundimtar.

Kaevski tha se opozita duhet të përgjigjet për dhunën dhe skenarët e përgjakshëm.

“Ditëve të kaluara pati protesta të dhunshme, tensione, por dhe tentim për skenarë të përgjakshëm për konflikt ndëretnik. Pasi dështuan skenarët, Mickoski të heq dorë nga dhuna. E vërteta doli në shesh, por ende ekziston rreziku i incidenteve dhe provokimeve të reja. Ne së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë destabilizim. Institucionet, strukturat e sigurisë nuk do të lejojë që askush ta cenojë stabilitetin e shtetit”, deklaroi Darko Kaevski, LSDM.