Chelsea i vë çmim Azpilicuetas, Barça s’mund ta marrë falas

Barcelona kërkon me çdo kusht një tjetër lojtar të Chelsea-t. Pasu u rrëmbyen bluve të Londrës danezin Andreas Christensen, “blaugranat” synojnë të firmosin edhe me spanjollin César Azpilicueta, me të cilin kanë arritur një marrëveshje paraprake për një pagë që shkon 13 milionë euro në sezon, më e larta nga shifra që përfiton te Chelsea.

Marketing

Nga Anglia, “Evening Standard” raporton se Chelsea i ka vënë një çmim kapitenit. Londinezët duan të rikuperojnë investimin e bërë një dekadë më parë kur e morën Azpilicuetan nga Olimpiku i Marsejës. Ata paguan tetë milionë euro atëherë dhe të njëjtën shumë duan t’a rikuperojnë duke e shitur te Barcelona.

Thomas Tuchel, i cili tashmë ka humbur dy mbrojtës, Christensen dhe Antonio Rüdigeri nuk dëshiron të lërë Azpilicueta të largohet. Megjithatë, negociatat për mbrojtësin e Manchester City-t, Nathan Aké, janë në fazë avancuar. Nënshkrimin me holandezin do ta bënte më të thjeshtë transferimin e Azpilicuetas në “Camp Nou”.