Tërheqja e Elon Musk nga blerja e Twitter-it i hapi rrugën betejës ligjore, Trump: Marrëveshja “vdiq”, rroftë e vërteta

Elon Musk mund të detyrohet nga një gjykatë amerikane që të përfundojë blerjen e Tëitter-it prej 44 miliardë dollarësh, sipas ekspertëve ligjorë, pavarësisht se u tërhoq nga transaksioni.

Marketing

“Do të shpëtonte fjalën e lirë sipas të djathtës, do të godiste gjuhën e urrejtjes sipas të majtës, por në fund të fundit nuk do të bënte asnjërën: Vendimi i Elon Musk për të tërhequr ofertën e tij për të blerë Tëitter ndan botën politike amerikane”, shkruajnë mediat e huaja.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s tha se ai po tërhiqet nga marrëveshja, duke përmendur shqetësimet për numrin e llogarive të padëshiruara në platformën e mediave sociale. Njoftimi ka sjellë reagime.

“Marrëveshja me Tëitter ka vdekur, rroftë ‘E vërteta’,” shkroi ish-presidenti Donald Trump.

Quinn tha se argumentet e Musk për të hequr dorë ndoshta do të dështonin në gjykatë.

Më herët Musk parashtroi tre argumente: “Tëitter kishte shkelur marrëveshjen duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm për llogaritë e padëshiruara; se kishte keqinterpretuar numrin e llogarive të padëshiruara në zbulimet e tij tek mbikëqyrësi financiar i SHBA-ve; dhe se kompania e shkeli marrëveshjen duke dështuar të konsultohet me Musk kur pushoi punonjësit e lartë së fundmi.

Prej javësh, deklarata të ndryshme të Musk kanë lënë të kuptohet për mundësinë e mos finalizimit të marrëveshjes që ai nënshkroi më 25 prill për blerjen e Tëitter. Ndërkaq, njoftimi i tërheqjes së tij hapi rrugën për një betejë të gjatë ligjore.