Edhe sot vazhdojnë kërkimet për shtetasin e tretë të RMV-së I zhdukur në Halkidiki të Greqisë. Dje dhe pardje u gjetën të gjallë dy shokët e tij.
Nga Ministria e Jashtme përmes një komunikate kanë njoftuar se Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore në Greqi, herët në mëngjes morën konfirmimin se edhe sot vijojnë kërkimet me një aksion shpëtimi me kapacitet të plotë – helikopter dhe anije – si dy ditët e mëparshme pas zhdukjes së shtetasit tonë në vendin Posidi të Greqisë. Nga MPJ-ja thonë se gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët dje dhe pardje ishin nxjerrë nga deti është e mirë, ata gjenden në spital dhe pritet lirimi i shpejtë i tyre nga spitali.
Kërkimet e djeshme për personin e tretë të zhdukur nga uji, ajri dhe toka nuk sollën rezultate.
Shoku I tij, 30-vjecari Ivan, I cili u gjet nga ekipet greke të shpëtimit, ishte lokalizuar nga helikopteri I forcave ajrore greke rreth orës 15.00, kurse gjetja e tij ka ngjallur shpresat se kërkimet për të riun e tretë mund të rezultojnë pozitiv.
Aksioni I shpëtimit filloi të shtunën në orët e pasditës, pasi tre shtetasit e RMV-së, kanë hyrë në det në plazhin Miti dhe për shkak të motit të keq janë larguar nga bregu I detit.