Aeroporti i madh në Europë vendos limitin, kalojnë vetëm 100 mijë pasagjerë në ditë!

Aeroporti i madh i Heathrow në Europë ka vendosur një kufi sa i përket kalimit të pasagjerëve këtë verë, për të përballur kështu kërkesën për udhëtime.

Marketing

Aeroporti njofton se nuk do të lejohet të kalojnë më shumë se 100 mijë pasagjerë në ditë. Dhe ky urdhër do të jetë i vlefshëm nga 12 korriku deri më 11 shtator. Aeroporti tha se ka urdhëruar linjat ajrore të ndalojnë shitjen e biletave verore për të kufizuar kërkesat e pasagjerëve.

Shefi ekzekutiv i Heathroë, John Holland-Kaye tha: “Gjatë javëve të fundit, pasi numri i pasagjerëve që nisen ka tejkaluar rregullisht 100,000 në ditë, ne kemi filluar të shohim periudha kur shërbimi bie në një nivel që nuk është i pranueshëm: kohë të gjata në radhë, vonesa për pasagjerë që kërkojnë ndihmë, çanta që vijnë me vonesë, përpikmëri e ulët dhe anulime në minutën e fundit. Ne oo shikojmë që të ulim këtë kërkesë për udhëtime, pasi me këtë ngarkesë ne nuk mund të rrezikojmë sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.