Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar familjen Shala në Gjergjicë të Drenasit për të ngushëlluar për vdekjen e nënës Taibe.
Së bashku me Ahmetin ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladovci.
Statusi i Ahmetit:
Sot në Gjergjicë të Drenicës ngushëllova familjen Shala për nënën Taibe, nënën e heronjëve të kombit, shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mi Shaban e Bedri Shala.
Në faqet e bardha të librit për nënë Taiben, shkrova që për të bërë portretin e një nënë që rriti bijë dhe bija që i dolën zot traullit e vendit duhet një përkushtim i madh. Prandaj, ti, nënë e Shabanit dhe Bedriut që prite e përcolle luftarë të lirisë, Lavdi të qoftë…
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/585084792985647