Një qytet i braktisur që nga një operacion i vitit 2018 për të larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad po rikthehet në jetë, por tashmë si një mjedis për një film aksion të prodhuar nga Jackie Chan.
“Home operation” është frymëzuar nga evakuimi i shtetasve kinezë dhe të tjerë të huaj nga lufta në Jemen, një operacion që u pa si një pikë referimi për Pekinin.
Rrënojat e Hajar al-Aswad të enjten u mbushën me një grup aktorësh me veshje fisnore jemenase.
“Sot filluam xhirimet e “Home operation”. Filmi nuk tregon historinë e luftës, por më tepër flet për dashurinë dhe paqen.Ai nuk prek dhunën. Filmi është prodhuar nga Jackie Chan, dhe regjisor nga Yinxi Song, një regjisor i ri kinez”, tha Ziad Ali.
Regjisorët thonë se ndërtimi i studiove të ngjashme me këto zona është shumë i shtrenjtë, por këtu studioja tashmë është gati.