Mickoski: Do të mbledhim 150 mijë nënshkrime për referendum kundër propozimit francez

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se në seancën e radhës të Komitetit Ekzekutiv të partisë, do të propozojë inicimin e referendumit, ku qytetarët do të deklarohen nëse i pranojnë apo jo këto dokumente të nënshkruara mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Marketing

“Populli është sovrani, ata duhet të tregojnë. Asgjë nuk ka mbaruar për Maqedoninë dhe identitetin maqedonas, korniza negociuese nuk është miratuar, nëse populli vendos ashtu do të themi në Bruksel na jeni një tjetër kornizë negociuese”, tha Mickoski në Sitel.

Ai garanton se të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë nënshkruar deklarata në noter nuk do të përkrahin ndryshime kushtetuese në kushte të tilla dhe në situatë të tillë.