“Sulmet” në Wikipedia: Pas Osmanit, në shënjestër edhe Pendarovski dhe Kovaçevski

Presidenti Stevo Pendarovski në Uikipedia fitoi edhe emrin e mesëm. Sipas versionit anglez të Wikipedia, emri I tij I mesëm është “kafsha”. Por, sic njofton KlanM, ofendimet ndaj politikanëve të Maqedonisë së Veriut, nuk janë ndalur me kaq. Në këtë faqe, emrit dhe mbiemrit të Kryeministrit Kovaçevski I është shtuar edhe fjala “quran”.

Marketing

Urrejtje më e madhe në faqen e Kryeministrit është bërë me publikimin e datës së tij të vdekjes – më 2 Gusht në Ilinden të vitit të kaluar. Gjithashtu, sic percjell KlanM, në një moment për Kovacevskin në vend të Kryeministrit të RMV-së, qëndronte Kryeministër I Bullgarisë.

Rasti I njëjtë dje ndodhi edhe me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Në vend të emrit të tij qëndronte emri Bugar Osameni, kurse më vonë edhe si Bugar Osmanov.

Vetëm gjatë 40 minutave, sic njofton KlanM, kishte pasur 12 ndryshime të faqes së Wikipedia në gjuhën angleze, që është ekuivalente me numrin e përgjithshëm të ndryshimeve të përmbajtjeve, nga Viti I Ri e deri më Sot.

Është interesant fakti që më shumë profile të njëjta në Facebook dhe Tuitter, sic njofton KlanM, mbërrijnë ta kapin momentin e gjuhës së urrejtjes ndaj politikanëve dhe të bëjnë print-skrin faqen pasi administratori I panjohur ta vendos përmbajtjen ofenduese dhe para se faqja e Wikipedisë të kthehet në normalitet.