Hoxha: “Përplasjet” VMRO-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickosi paska shtruar dilemën se a është opozita shqiptare kundër kësaj qeverie apo jo, gjë që edhe njëherë dëshmon si të drejtë dilemën që kam shtruar para disa javëve se VMRO-DPMNE në mënyre maestrale koketon me BDI-në, duke u dukur në publik sikur sulmohen me njëra tjetrën, ndërsa rezultatet e kësaj “përplasje” VMRO-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake të këtyre subjekteve, ka shkruar Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në faqen zyrtare në Facebook.

Marketing

“Lëvizja BESA ka treguar qendrimet e veta opozitare dhe në gjithë këto muaj ka një sërë kritika ndaj Qeverisë aktuale në të gjitha sferat.
Një gjë si duket nuk e kanë kuptuar partitë maqedonase, as VMRO-DPMNE po as LSDM, dhe ajo është se Lëvizja BESA nuk është subjekt politik që mund të drejtohet nga selitë e tyre partiake.
Prandaj, një sygjerim miqësor për z.Mickoskin, shih veprimin e Lëvizjes BESA në gjithë këto vite dhe e kupton se në Lëvizjen BESA veprimet politike janë auktoktone, autonome dhe autentike!”, ka shkruar Hoxha.