I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Anglia shqiptari me tre identitete

Një 42- vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 21 vjet burg për vrasje.

Marketing

Policia njofton se kemi të bëjmë me shtetasin me tre identitete, Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:

Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” , njofton policia.