Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Suharekë.
Viktima femër kosovare, me nënshtetësi Zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.