Situata e zjarreve në Europë mbetet shqetësuese teksa shumë vatra mbeten aktive. Zjarrfikësit italianë po luftojnë me flakët që kanë përfshirë rajone të ndryshme, ndërsa vendi pret fundin e thatësirës më të madhe në 70 vjet.
Situata duket se nuk ka ndryshuar as në Portugali dhe Spanjë ku beteja me flakët është shumë e vështirë.
Zjarret po përhapen me shpejtësi edhe në Shtetet e Bashkuara. Situata është më problematike në Portugali.
Të paktën 2,000 banorë si dhe turistë janë larguar nga zona, ndërsa shtëpitë janë shkatërruar.
Kalifornia vuan pasojat e thatësirës ekstreme. Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.