Skuadra e Norwichit ka marr pikën e parë në Championship, pasi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Wiganin.
Protagonist në këtë takim ishte futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, i cili asistoi te goli i barazimit, shkruan Indeksonline.
Mysafirët kaluan të parët në epëri me anë të irlandezit James McClean në minutën e 29-të.
”Kanarinat” nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin me golin e Maximillian James Aarons falë asistimit të Milot Rashicës në minutën e 61-të.
Kjo ishte pika e parë për skuadrën e Norwichit në dy ndeshje sa janë zhvilluar në Championship, ndërsa për Wiganin, ky është barazimi i dytë radhazi.