Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që u është bërë sot policëve në liqenin e Ujmanit.
Shefi i EULEX-it, përmes një postimi në twitter, tha se sulme të tilla duhet të ndërpriten menjëherë.
“Të shtënat e sotme në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Wigemark në twitter, transmeton Klankosova.tv
Ai theksoi se EULEX-i do të shtojë patrullimin e saj në këtë zonë.
EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë”, shkroi ai.