Edhe pse deklaruan se nuk janë pjesë e Qeverisë, kuadro të Lëvizjes Besa ende vazhdojnë të mbajnë funksione në pushtetin ekzekutiv.
Disa nga drejtorët e emërtuar nga kjo parti kur ishte në koalicion me LSDM dhe BDI, vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat poste, përcjell news33.tv.
Sani Saidi kuadër i kësaj partie vazhdon të qëndrojë drejtor i “Vardar Film” në Shkup, ndërsa Ferat Memeti vazhdon aktivitetet në cilësinë e drejtorit të muzeut natyror shkencor.
Jozyrzarisht mësohet se edhe funksionarë të tjerë të kësaj partie kanë ruajtur pozicionet dhe nuk preken nga LSDM dhe BDI.