Sulemani: Vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë, mund të rregulloheshin

Hamdi Sulemani nga “Më mirë për Tetovën” në “Click 21” theksoi se vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë dhe se të njëjtat mund të rregulloheshin.

Marketing

“Tetova kishte disa shtigje bicikletash por nuk ishin adekuate ashtu siç u tha nga administrata. Prandaj ne në seancën e parë ngritëm çështjen e inspektoratit komunal bashkërisht me udhëheqësin e policisë së komunikacionit. Vendimi i shtigjeve për tërheqjen e tyre ishte shumë i shpejtë, ata mundeshin të përmirësoheshin në një mënyrë por njëkohesisht do të shohim me ardhjen e pushtetit të ri do të kërkojmë edhe një herë të rievidohet ai projekt dhe të fillohet me ndonjë intervenim të vogël që të kthehet përsëri”, tha Sulemani.