“Mafia urbane pengon kthimin e pronës” së familjes Sulejmani nga Gostivari

Ka një jetë që kur Jusuf Sulejmani nga Gostivari, po mundohet të dëshmojë pronësinë e tokës dhe objektit të tij.

Marketing

Ashtu sikurse shumicës së banorëve të vendit edhe familjes Sulejmani nga Gostivari, iu konfiskua toka nga ana e shtetit, por në vitet e 90, përmes Ligjit për denacionalizim kjo familje ia doli që ta kthej në pronësi tokën e tyre, për të cilën posedojnë edhe fletë pronësie, raporton Alsat.

Asokohe Drejtoria për Menaxhim me Banesa Sociale sapo kishte filluar të ndërtojë objektin, por me të kthyer pronësia e tokës, ata ndërprenë punët, ndërsa Drejtoria për Menaxhim me Banesat Sociale shkoi në falimentim.

Pas kësaj, familja Sulejmani, vazhdoi ndërtimin e shtëpisë së tyre në tokën që tashmë e kishin kthyer në pronësi, por, kjo u kontestua në gjyq nga drejtuesit e procedurës së falimentimit të Drejtorisë për Menaxhim me Banesat Sociale.

Disa herë me radhë, si në Gjykatën themelore, po ashtu edhe në gjykatën e Apelit dhe Administrativen, familja e fitoi gjyqin, por, vit më parë ndodhi dicka e pa pritur, thotë Jusuf Sulejmani, pronar i tokës dhe shtëpisë.

“I kemi fituar gati gjitha lëndët në Gjykatën Themelore, në Gjykatën Supreme, por e njëjta, pra Gjykata Supreme, brenda një viti sjell dy vendime të ndryshme. Se si mundet kjo se di. Gjykata një vit më parë sjell vendimin në favor tonë, ndërsa pas një viti me mashtrime nga mafia urbane dhe Taravarit në bashkëpunim me VMRO-në, sjell vendim tjetër kundër neve. Në vitin 2005 Kadastra solli vendim se toka është e jona dhe se gjitha vendimet e vitit 1991 janë të pavlefshme”, thotë Jusuf Sulejmani, pronar.

Jusufi, pas fitimit të gjyqit, kërkoi nga Ministria e Transportit legalizimin e objektit, dhe nga Ministria, në komunë dërguan përgjigje pozitive, por legalizimi i objektit të tyre nuk u bë asnjëherë. Jusuf Sulejmani ngta Gostivari, thotë se, këtu kanë futur duart mafia e urbanizmit dhe politika, që, gjithnjë sipas tij, duan t’ia konfiskojnë pronën e vete.

“Ne filluam procedurën e legalizimit dhe Ministria e Transportit ka sjell shtatë vendime madje për legalizimin e objektit tonë. Vendimi i fundit në komunë ka ardhur në vitin 2019, por Taravari e mbajti në sirtar dhe asnjë herë nuk e zbatoi atë. Ne tani kemi punë me mafian e organizuar sepse e poseduam lëndën në gjykatë sepse ndërmarrja në falimentim nuk mund të jetë palë sepse nuk ka legjitimitet aktiv. Po ashtu edhe vetë drejtori falimentues në gjyq kështu deklaroi dhe njoftoi me shkrim komunën se s’ka dokumente valide për këtë pronë. Këtë gjë e vërtetoi edhe gjykata supreme para një viti, kur solli vendim se këta nuk mund të jenë paditës, por çka ndryshoi tani? Përveç krimit korrupsionit dhe krimit politik s’ka tjetër”, tregon ai.

U drejtuam, edhe në sektorin e urbanizmit, në komunën e Gostivarit, nga ku, gojarisht na u përgjigjën se, nga ana e komunës, është gjithçka në rregull dhe problemi nuk qëndron në urbanizëm.

“Problemi i legalizimit të objektit me numër 7506, të pronarit Jusuf Sulejmani qëndron tek kontesti gjyqësor që ka pala me drejtorin falimentues të Ndërmarrjes për menaxhim me banesat sociale. Në momentin kur lënda të merr epilog gjyqësorë, komuna do veprojë sipas kompetencave të saj në legalizimin e objektit”, thonë nga Komuna.

Kërkuam qëndrim edhe nga drejtori falimentues i ndërmarrjes për menaxhim me banesat sociale në Gostivar por pa përgjigje.

Ndryshe, familja Sulejmani, ka kërkuar ndihmën e prokurorisë së shtetit, kryeministrit dhe të presidentit të shtetit, që t`iu del në ndihmë, për mbrojtjen e pronës së tyre.

Ata dyshojnë se iu bëhet padrejtësi nga ana e mafies urbane por edhe politikës, me qëllim heqjen e të drejtës së pronës dhe ndërtimit të banesave nga ana e disa biznesmenëve./ Alsat.mk