Grubi: Këto vendime i miratuam sot në Qeveri

Artan Grubi, zv.kryeministër i parë shpalos vendimet e miratuara në seancën e sotme të Qeverisë.

Marketing

Postimi i plotë:

Në seancën e sotme të 69-të të Qeverisë miratuam këto vendime të rëndësishme:

👉shpallëm ditën Е Shtunë (20.08.2022) ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovës dhe Rostushes, Qendrës Zhupë për shkak të procesit zgjedhor që do të zhvillohet në këto komuna;

👉siguruam hapësira afariste për funksionimin e plotë të Malit Sharr si Park Nacional;

👉shqyrtuam dhe miratuam pakon me rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike dhe termale duke e obliguar Ministrinë e Ekonomisë në afat prej 3 ditëve të informojë rreth tyre amvisëritë dhe sektorin e biznesit vendor.