FIFA ka përjashtuar Indinë nga çdo kompeticion futbolli, teksa ka hequr edhe organizimin e Botërorit U-17 për femra nga ky vend. Organizmi botëror i futbolli e ka mbështetur këtë vendim në “ndikimin e tepruar të palëve të treta”, kjo një përgjigje direkte ndaj politikës në Indi.
Pas 12 vitesh në krye të AIFF, Praful Patel nuk mund të kandidojë më, me Gjykatën e Lartë të këtij vendi që shpërndau bordin e drejtorëve dhe caktoi një komision me tre veta për të mbikqyrur federatën, gjë që është e papranushme nga FIFA.
Me 1.38 miliardë banorë, India është shteti i dytë pas Kinës për numrin e popullsisë dhe numrit të personave që luajnë futboll. “Kjo është një shkelje serioze e Statutit të FIFA-s. Pezullimi do të hiqet kur të hiqet urdhri për krijimin e Bordit të Drejtorëve dhe administrata e FIFA të rifitojë kontrollin e plotë mbi çështjet e përditshme të FIFA-”, thuhet në reagim.