Prokurorja e suspenduar nga puna në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska sot dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve pas suspendimit të saj. Ruskoska në konferencën për shtyp tha se ka mohuar akuzat nga vendimi për suspendimin e saj me vendim të prokurorit republikan Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokurorinë Publike.
“Me ankesën mohoj akuzat nga vendimi”, tha shkurt fillimisht Ruskoska
E pyetur se për çka është ngritur procedurë disciplinore ndaj saj, Ruskoska tha se as ajo nuk e ka plotësisht të qartë, por që dyshon se ka të bëj me kallëximin penal ndaj saj të tashmë ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi.
“As unë nuk jam e sigurt, nuk kam pyetur, por mendoj se ka të bëjë me kallëzimin penal që e dorëzoi Arafat Muaremi kundër meje. Fillimisht dua të deklaroj se këtë nuk e konsideroj si suspendim të Villma Ruskoskës, këtë e konsideroj si suspendim të së drejtës dhe suspendim të drejtësisë. Pa dallim që ka pasur njoftim që lëndët do të vazhdojnë pa intensistet të zvogëluar, pas kësaj që më ndodhi mua, nuk besoj që ndonjë kolegë seriozisht do të vazhdojë që të veprojë me të njëjtat”, tha Ruskoska.
Ruskoska tha se për ligjshmërinë e bastisjes së realizuar në Policinë Financiare mund të vendos vetëm gjykata.
“A ka qenë bastisja ligjore apo jo, sipas ne 290 nga Ligji për Procedurë Penale vendos vetëm gjykata, ne si prokurorë jemi palë në procedurë dhe nuk mund të themi nëse bastisja është ligjore apo jo, çdokush që ka menudar se me bastisjen i është cenuar ndonjë e drejtë, apo bastisja është kryer gabimisht, sërish do ta theksoj nenin 290 290 nga Ligji për Procedurë Penale, ka pasur të drejtë për ankesë në gjyq”, tha Ruskoska duke shtuar se për momentin po shfrytëzon sigurim por që nuk ka ndonjë kërcënim ndaj saj.