Chelsea turpërohet nga Leeds United

Skuadra e Leeds United e ka tronditur Chelsean duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Premier Ligës.

Marketing

Skuadra e Thomas Tuchel pranoi dy gola brenda pesë minutave dhe i pari erdhi pas një gabimi trashanik nga portieri Eduardo Mendy.

Kur po zhvillohej minuta e 33’, Mendy nuk e largoi topin nga këmbët duke u vonuar dhe këtë e shfrytëzoi Aaronson i cila ia rrëmbeu topin dhe shënoi për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë, Rodrigo realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Harrison dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Por, vendasit nuk u mjaftuan me kaq pasi gjetën edhe golin e tretë në minutën e 69’ të cilin e realizoi Harrison.

Në minutat e fundit Chelsea luajti me një lojtar më pak pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë u përjashtuar qendërmbrojtësi Koulibaly.

Pas tri ndeshjeve, Chelsea ka vetëm katër pikë, kurse Leeds United ka 7 sosh.