Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot është nderuar me “Çmimin e Paqes” të UNESCO-s për vitin 2022. Kjo për kontributin dhe përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.
Presidenti i Jurisë, Denis Mukwege, ka treguar se pse ky çmim është ndarë për Merkel.
“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1,2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo la”,ka thënë Mukwege.
Juria gjithashtu i ka dhënë edhe një vlerësim nderi “Julienne Lusenge” për angazhimin e saj ndaj grave që ishin viktima të dhunës seksuale.
“Çmimi i Paqes Félix Houphouwt-Boigny-UNESCO” është krijuar në vitin 1989, ky çmim vjetor e nderon një individ, një institucion ose një organ privat ose publik që ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në promovimin, kërkimin ose ruajtjen e paqes, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e UNESCO-s.
Këtë çmim e kanë marrë figura të njohura botërore, ndër ta edhe Nelson Mandela, Frederik W. De Klerk dhe Jimmy Carter, i cili u vlerësua me çmimin për punën e tij në fushën e arsimit