Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet rreth gjysmë ore

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Marketing

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

“Nga data 18.08.2022 deri më 12.09.2022 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës, komunikacioni është ndërprerje nga ora 09:00 deri në ora 15:30 për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi). Punimet kryhen vetem ne dite pune”, njoftojnë nga LAMM.