Nedved nuk përmbahet, kërcen i rrethuar nga 3 femra, videoja bëhet virale në internet schedule

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved është filmuar teksa kërcen i rrethuar me goca. Nedved nuk është përmbajtur, teksa ka shijuar atmosferën e krijuar në një klub nate.

Marketing

Nuk dihet se kur është kryer një festë e tillë, por pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet janë të ndryshme për ish-futbollistin e Lazios.

Në një moment, një person i afrohet ish-lojtari çek dhe i tregon se po filmohet, por ky i fundit nuk e vret trurin dhe vijon argëtimin.

Deri tani nuk ka asnjë reagim apo qëndrim zyrtar të ish-fituesit të “Topit të Artë” apo nga klubi italian i Juventusit.

Marketing