Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kohët e fundit është komentuar shpesh në media rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Gjatë një takimi me fëmijë të shkollave në Kaliningard, Putin shfaqi shenja të tjera të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa kamera fokuson këmbët e tij të cilat mundohet t’i mbajë në kontroll me shumë vështirësi teksa ishte i ulur në karrige.
Në një video të publikuar, udhëheqësi rus shfaqet teksa kap një mbështetëse krahu të karriges me njërën dorë përpara se të bënte gjestikulim me një grusht të shtrënguar fort, ndërsa dorën tjetër e shtrëngoi pas mikrofonit.
Sipas mediave të huaja, për shkak të frikës së tij, Putin kishte urdhëruar secilin prej fëmijëve që të karantinohej nga Covid-19 për dy javë përpara takimit në Kaliningrad.
Spekulimet në lidhje me shëndetin e Putinit kanë qarkulluar prej disa kohësh në Rusi, ku disa prej tyre thanë se ai ka kancer. Por thashethemet janë bërë më të forta që kur ai filloi pushtimin e tij ndaj Ukrainës, ndërsa shpesh shfaqej sikur nuk kishte kontroll të plotë të gjymtyrëve të tij.
Në muajt e fundit, ai është parë duke hipur në një aeroplan në Iran me një krah të dëmtuar dhe duke lëvizur këmbën e tij në një takim me diktatorin e Bjellorusisë Lukashenko në maj